Zjarre aktive në tre rajone të Maqedonisë, angazhohen edhe aeroplanë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) njoftoi se në orën 12 janë regjistruar zjarre aktive në komunat Çashkë, Makedonski Brod dhe Mavrovë-Rostushë. Janë angazhuar dy aeroplanë, helikopterë, 40 persona përmes DMSH-së në bashkëveprim dhe koordinim me “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe banorët lokal.

Në Komunën Çashkë zjarri është tek fshati Bogomillë, vendi i quajtur Bella Voda dhe Urbanci, fshati Drenovë. Zjarri është në terren të pakalueshëm për shuarje. Janë angazhuar aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ai është lokalizuar. Aeroplanët janë nisur në fshatin Taor ku po digjet pyll i përzier.

Tek Makedonski Brodi zjarri është rreth fshatit Kallugjerec dhe vendi Suva Gora tek fshati Vollçe, ku po digjet barë i thatë dhe pylli me pisha.

Në Komunën Mavrovë-Rostushë është regjistruar zjarr aktiv në malin Bistra ku po digjet barë dhe bredh. Në terren janë persona nga NP “Llopushnik”.

Siç njofton DMSH, janë shuar zjarret tek fshatrat kumanovare Prijovcë, Orashec, Sluppçan dhe Umin Doll, në rrethinën e Berovës tek vendi Kopan Potok, Maxhilla, fshati Budinardi dhe Koçanski Rid, fshati Vlladimirovo. Janë shuar edhe zjarret tek fshati Grudeica të Gostivarit dhe fshati Jellovcë, fshati Mramorec të Ohrit dhe fshati Çellevec të Negotinës.

Nga ora 7 aeroplanët kanë vepruar në rajonet Çashkë, fshati Lisec dhe fshati Jabollçishtë edhe atë katër fluturime. Në këtë moment po veprojnë në fshatin Bogomillë, Bella Vodë, dy aeroplanë.

Përfundimisht me ditën e djeshme, sipas DMSH-së, aeroplanët gjithsej kanë pasur 295 fluturime me 837 tonë ujë. Helikopterët janë angazhuar në fshatin Drenovë, tek vendi Urbanci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button