Ahmeti takon Ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka vizituat sot Ambasadën e Bulgarisë në Maqedoni, ku është takuar me Ambasadorin Ivan Petkov.

Ahmeti dhe Ambasadori Petkov diskutuan për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bulgarisë duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATOsë dhe BEsë, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon. Ai theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë EuroAtlantike.

Ahmeti theksoi edhe rëndësinë e rrumbullakësimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që do ta bën shoqërinë tonë më të barabartë dhe më kohezive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button