Taravari: Është e mundur heqja e udhëzimit me prioritet dhe vendosja e udhëzimit urgjent

Heqja e udhëzimit me prioritet dhe vendosja e udhëzimit urgjent është opsioni të cilin e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në takimin me gazetarët.

Sipas tij, një numër i madh i udhëzimeve me prioritet po keqpërdoren. Udhëzimi urgjent do të mund të jepet vetëm për diagnoza fikse, siç janë për shembull goditja në tru, tumor në tru, komplikime më serioze…

Duke u përqendruar në Sistemin nacional për evidenca elektronike në shëndeti “Termini im”, Taravari informoi se i kanë marrë propozimet nga të gjitha klinikat për kohëzgjatjen e kontrollit. Në periudhën në vijim atje ku duhet do të rritet kohëzgjatja e kontrollit.

Në lidhje me mbajtjen e higjienës në klinikat e Shkupit dhe sallat e kirurgjisë, tha se po shqyrtohet mundësia për angazhimin e formave të jashtme për pastrimin e tyre.

“Një pjesë të mjeteve do t’i mbulojë Ministria e Shëndetësisë, ndërsa një pjesë vetë klinikat. Nëse kjo do të jetë e suksesshme në tre-katër muajt e ardhshëm, atëherë do të vendosim, si kriter, FSSHM-ja buxhetin që ua jep klinikave për higjienë ta drejtojë që edhe pastrueset të punësohen në ato firma, që është kusht nëse dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me Ministrinë. Përgjegjësia për tërë higjienën në klinika të jetë e atyre firmave”, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button