BMW rrit fitimin falë modelit të ri të serisë 5

Prodhuesi gjerman i automobilave BMW AG bëri të ditur se neto fitimi në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur për 14 për qind, ndërsa versioni i ri i modelit sedan nga seria 5 ka ndikuar në rritjen e shitjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Fitimi është rritur në 2.21 miliardë euro për periudhën nga muaji prill deri në qershor të këtij viti krahasuar me 1.95 miliardë të vitit të kaluar.

Harald Kruege, drejtori ekzekutiv i BMW-së, të enjten tha se fitimi i siguron kompanisë rritjen e investimeve në zhvillimin automobilave autonom dhe me bateri.

“Ndryshime të mëdha janë para botës së mobilitetit dhe për këtë arsye është me rëndësi jetike për kompaninë tonë që të jenë në gjendje të lartë për t’u ballafaquar me këtë sfidë”, porositi Kruege.

Automobilat elektrik edhe më tej mbulojnë një pjesë të vogël të tregut, por prodhuesit pohojnë se do të bëhen gjithnjë më të rëndësishme, meqë gama e baterisë po përmirësohet. BMW ka shitur 42.600 automjete elektrike në tremujorin e dytë, që është një rritje prej madje 80 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button