Rreth 600 punëtorë të firmave të falimentuara nga Kumanova pritet të përfshihen me propozim-ligjin

Rreth 560 persona nga Kumanova janë paraqitur në shoqatën e punonjësve të firmës së falimentuar “Unit” dhe kanë evidentuar listë për stazhin e realizuar në njërën nga ish-kompanitë kumanovare që t’i shfrytëzojnë volitshmëritë nga propozim-ligji për punonjës të firmave të falimentuara që paradokohe e miratoi Qeveria.

“Presim që të paraqiten afërsisht 600 punonjës të ish-firmave të falimentuara ‘ZIK’, ‘ÇIK’, ‘Kiro fetak’, ‘Bibrok’, ‘Amballazha’…, duke pasur parasysh se Kumanova në të kaluarën ishte një nga qendrat më të mëdha industriale. Nevojitet të sjellin formularë nga SPIM për stazh të realizuar, të cilët pastaj do të dorëzohen deri te Qendra për punësim për evidencë më të lehtë”, deklaroi Liljana Georgievska nga “UNIT”.

Me propozim-ligjin është paraparë që rreth 3.000 personave në nivel të shtetit të marrin 7.596 denarë në muaj për çka janë siguruar mjete në Buxhet, ndërsa do të përfshihen persona të papunë me pronësi dominuese të shtetit pas 1 janarit të vitit 1995, përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2016.

Personi i papunë duhet të ketë 15 vite stazh dhe deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji të ketë 52 vjeç (femrat) ose 55 vjeç (meshkujt), nëse marrëdhënia e punës i është ndërprerë përfundimisht me 31 dhjetor të vitit 2016 dhe në qoftë se ka realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1995 dhe i cili pas realizimit të së drejtës së kompensimit në të holla nuk është punësuar në kohë të pacaktuar, gjegjësisht marrëdhënia e punës i është ndërprerë me vullnet dhe faj të tij.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button