Kosova ende me Qeveri ne ikje

 

Kabineti i qeverisë në ikje po i vazhdon mbledhjet të drejtuara nga Kryeministri në dorëheqje, ky kabinet që nga rrëzimi i qeveris ka mbajtur disa mbledhje dhe ende po vazhdon ti mbajë, ky ekzekutiv me mandat të kufizuar edhe sa kohë do të udhëheq qeverinë ne dorëheqje edhe sa kohë do të shkoni deri ne formimin të qeveris së re. Por pse po ndodhë kjo zvarritje, por pse asnjë qeveri nuk po arrin ta përfundojë mandatin katër vjeçar, pse ne Kosovë, qeveritë lokale po arrin ta përfundojnë mandatin e plotë, A në anën tjetër ekzekutivi nuk po arrin ta qojë asnjë mandate deri në fund, shpesh herë, duke shkarkuar vetveten.

Krejt kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit të vendit, ne Kosovë nuk ka lidership për ti quar çështjet përpara por ka vetëm lider të pa pjekur ne politik dhe vendim marrje dhe pa pjekuria e lidershipit e dëmton gjithë zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kur themi dëmton nga pa pjekuria ne politik kur një lidership është mire i pjekur në politik ai lidership nuk lenë pasoja dhe nuk lenë hendeke, por i jep vendit zhvillim, po e  marrim si shembull vetëm rënia e qeveris ku vendi  shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, këto zgjedhje ndodhën dhe të gjitha zgjedhjet që po ndodhin janë krejt ne mungesë të pjekurisë së lidershipit, vetëm zgjedhjet e fundit të 11,qershorit Kosovës i kushtuan mbi pesë milionë euro, por pesë milionë i duhen edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22,tetor.

Nëse lidershipi jonë nuk tregon vullnet për ta gjetur një zgjidhje për ti formuar institucionet, shumë leht vendi mund të shkojë prapë ne zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të cilat mund të mbahen ne të njëjtën datë me ato të zgjedhjeve lokale dhe nëse vendi shkon prapë ne zgjedhje do të thotë vendit do ti kushtojnë këto dy palë zgjedhje, mbi dhjetë milionë euro. Zgjedhje mundë mbajmë sa të duam por zgjidhje nuk mundë të bëjmë po aq sa nuk do të kemi lidership të pjekur dhe më vullnet për ti dhënë vendit zgjidhje, Zgjidhja e vetme për t’i dhënë vendit zgjidhje është dhe mbetet pjekuria politike e  lidershipit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button