SHBA, kërkohet tërheqja e 275 mijë këllëf për iPhone

Në SHBA është kërkuar tërheqja e rreth 275 mijë këllëf për iPhone, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN-it, në një deklaratë nga kompania “MixBin”, e cila bën shitjen e aksesuarëve të produketeve teknologjike, thuhet se kanë marrë 24 ankesa nga personat që kanë përdorur këllëfë të ndritshëm fluid të mbuluar me rërë të iPhone 6, 6s dhe 7, me arsye se kanë acarim të lëkurës ose djegie kimike.

Në deklaratë thuhet se në rast të çarjes apo të thyerjes së këtij këllëfi, lëngu i rrjedhshëm do të mund të prek fytyrën.

Ndërkaq, edhe në një deklaratë nga Komisioni i Sigurisë së Prodhimit dhe Konsumatorëve të SHBA-ve thuhet se 19 prej ankesave janë bërë në SHBA.

Në deklaratë thuhet se në njërin rast të ankesave si pasojë e djegies kimike në një person ka mbetur shenjë e përhershme, kurse tek një konsumator tjetër kishte djegie kimike si dhe fryerje në këmbë, fytyrë, qafë, duar dhe gjoks.

Më tej theksohet se këllëf plastik edhe për disa kompani të njohura janë prodhuar në Kinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button