Boshkovski: Kjo garniturë e VMRO-DPMNE-së përfundimisht shkon në histori

Lideri i partisë Të Bashkuar për Maqedoni, Lube Boshkovski, nga Meçkin Kameni duke uruar festën e Ilindenit ka porositur se është koha që të tejkalohet konflikti në shoqëri mes qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Ai për thirrjen e VMRO-DPMNE-së që të mos marrin pjesë në festën në Meçkin Kamen tha se disa politikan duan që të krijojnë gjendje konflikti në Maqedoni, por se qytetarëve u duhet liri dhe paqe.

“Ajo edhe një herë e konfirmon se për çfarë strukture politike bëhet fjalë, për strukturë e cila përfundimisht shkon nga skena politike e Maqedonisë, shpresoj që të mos kthehet. Ne të gjithë kemi pasur periudha krize, por jemi kthyer në politikë. Mendoj se kjo garniturë politike e VMRO-DPMNE-së shkon në histori, mendoj se anëtarësia në partinë në të cilën isha plot 19 vite, po lirohet dhe ngadalë besoj se në Ilindenin e vitit 2018 do të jemi të gjithë bashkë, vmro-istë të vërtetë në vendin e vërtetë këtu në Meçkin Kamen”, tha Boshkovski.

Ai paralajmëroi se në zgjedhjet loakle do të marrë pjesë bashkë me Stojançe Angellovkin dhe Lubço Georgievskin me koalicionin “VMRO për Maqedoninë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button