Në Greqi zgjerohet programi për strehim të migrantëve

Programi për sigurim të shtëpisë për azil-kërkuesit në Greqi me qira të paguar vjetore do të zgjerohet në komunat e gjithë vendit me qëllim që të sigurohen kushte të denja për jetesë të migrantëve dhe refugjatëve.

Programi, të cilin e menaxhon UNHCR, ka për qëllim që të akomodojë 22.000 persona në banesa deri në fund të vitit, dhe kushton 93,5 milionë euro, të cilat janë siguruar nga fondet evropiane. Sipas raporteve, programi duhet të vazhdojë edhe në vitin 2018, ndërsa ndoshta edhe vitin 2019.

Pjesëmarrës në nismë deri më tani janë komunat Athina, Selanik, Livadja (Greqia qendrore), Kreta dhe 14 organizata joqeveritare. Dje në nismë janë kyçur edhe komuna Nea Filadelfia – Halkidona, ndërsa pritet së shpejti të kyçen edhe autoritetet lokale në Trikala, Karidica dhe Larisa.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje pronarëve që dëshirojnë të marrin me qira banesë të parashtrojnë kërkesë deri në komunën e tyre, banesat duhet të jenë me madhësi prej 60 deri 120 metra katror, ndërsa në kuadër të programit do të mbulohen të gjitha shpenzimet për ndryshime dhe riparime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button