Ivanov-Borisov: Me Marrëveshjen krijojmë besim të ndërsjellë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje pasdite realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, në takim presidenti Ivanov dhe kryeministri Borisov biseduan për Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis dy vendeve, si dhe për vullnetin dhe angazhimin e të gjithëve që në periudhën e kaluar ishin të involvuar në angazhimet për harmonizimin e tij.

“Me këtë akt konfirmohet vullneti politik dhe angazhimi i të dyja shteteve për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë drejt ndërtimit të besimit të ndërsjellë dhe tejkalimit të çështjeve të hapura”, ka theksuar presidenti i Maqedonisë në takim.

Presidenti Ivanov, theksoi se si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të angazhohet për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim, presidenti Ivanov e ka riafirmuar përkushtimin e plotë të vendit dhe integrimit evropian dhe euroatlantik dhe ka theksuar se Republika e Maqedonisë pret mbështetje të hapur prej Republikës së Bullgarisë për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, si edhe mbështetje lidhur me pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse bilaterale midis dy vendeve, veçanërisht duke e theksuar nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të projekteve të filluara infrastrukturore në rajon, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button