Ismail Morina – Ballisti kërkon azil politik në Kroaci

Ismail Morina i njohur si Ballisti, i cili është arrestuar në Kroaci sipas fletë arrestit të lëshuar nga Beogradi për shkak të skandalit me dronin me flamurin “Autochthonous” në ndeshjen e futbollit të zhvilluar më 14 tetor midis Serbisë dhe Shqipërisë, ka kërkuar azil politik në Kroaci, me qëllim që të shmanget ekstradimi në Serbi, deklaroi avokati i tij, Darko Butigan.

Aplikimi për azil, që bëhet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë kroate, ka lënë pezull për momentin çështjen e ekstradimit duke shqyrtuar këtë kërkesë. Kjo është dhe arsyeja se përse kjo çështje do të marrë zgjidhje përfundimisht pasi të flasë vetë ministri kroat i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ka qenë edhe Ministria shqiptare e Drejtësisë e cila i ka kërkuar homologëve të tyre të bëjnë të pamundurën për të evituar ekstradimin e Ismail Morinës për në Beograd. Paralelisht, avokati i tij, Dakor Butigan ka kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga Bashkimi Europian, që t’i japë më tepër kohë çështjes për të siguruar azilin, një pistë në të cilën po ndikon edhe politika.

Sipas drejtorit të administratës në FSHF, Denis Bastari, organi më i lartë i futbollit vendas ka marrë garancinë për zgjidhjen sa më shpejtë të kësaj çështjeje edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri ka garantuar presidentin Duka se është duke bërë përpjekjet maksimale që Ismail Morina të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bastari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button