Policia australiane parandalon një plan terrorist, kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka thënë se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani, njofton REL.

Policia ka filluar bastisjen në zonën e Sidney dhe kanë arrestuar katër persona.

“Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të ndërprerë një plan terrorist, i cili kishte cak rrëzimin e një aeroplani”, u ka thënë Turnbull gazetarëve.

“Operacioni është duke vazhduar edhe sot”, ka shtuar tutje ai.

Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar.

Policia ka thënë se asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button