Deri më datë 10 gusht, stërvitje e përbashkë ushtarake e ARM-së dhe ushtrisë amerikane (FOTO)

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë njoftoi se në ditët e ardhshme, deri më datë 10 gusht, në poligonin ushtarak Krivollak, që gjendet në zonën qendrore-lindore të vendit, do të mbahet një stërvitje e përbashkët ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe forcave të armatosura të SHBA-ve e titulluar si “Dragoon Guardian”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ARM-së, të premten në vendkalimin kufitar Deve Bair kanë hyrë 300 anëtarë të njësitit “2 Cavalry Regiment” të ushtrisë amerikane në Evropë, me autokolona të përbëra nga rreth 120 automjete.

“Pjesëtarët e forcave të armatosura amerikane do të realizojnë stërvitjen ushtarake bashkë me 95 pjesëtarë të batalionit inxhinierik të brigadës së Parë të Mekanizuar të ARM-së nga çeta ABHO”, thuhet në njotimin e ushtrisë së Maqedonisë.

Promovimi zyrtar u bë të premten në Kumanovë, gjatë të cilit u prezentua një pjesë e automjeteve të ARM-së dhe ushtrisë amerikane që do të jenë pjesë e kësaj stërvitjeje.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, siç informoi Ministria, do të mbahet një numër i konsiderueshëm aktivitetesh lokale, përmes të cilave qytetarët e Maqedonisë do të jenë në gjendje të njihen nga afër me pajisjet e ushtrisë amerikane.

Këto lloj ngjarjesh, përveç në Kumanovë do të mbahen edhe në Shkup, Veles, Shtip, Strugë dhe Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button