Shkup, prodhuesit vendor të armëve kërkojnë trajtim të barabartë dhe transparencë

Trajtim i barabartë, transparencë më e madhe, mosdiskriminim dhe dialog me Qeverinë, kërkojnë kompanitë vendore që prodhojnë armë.

Ata këtë sot ia theksuan ministres së Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska në takimin që e organizoi Grupacioni për armë dhe pajisje e cila bashkon firma të cilat merren me prodhimin e armëve dhe pajisjeve, servis dhe tregti në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska theksoi se kompetenca e kompanive vendore aspak nuk duhet të shmanget. Premtoi se do të angazhohet në të ardhmen të informohen tërësisht dhe në kohë lidhur me procedurat për furnizime për nevojat e MM nga sfera e tyre dhe sqaroi se plani për Furnizime publike i MM do të jetë i qasshëm dhe publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button