Shkup, do të ratifikohet Marrëveshja e Parisit

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të MMJPH, në seancën e saj që u mbajt më 25 korrik 2017, e miratoi Informatën për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Siç theksohet në kumtesë, Qeveria e RM–së e obligoi Мinistrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që ta dorëzojë tekstin e Marrëveshjes deri te Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e procedurës për ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e RM-së.

“Me këtë akt, u vërtetua përkushtimi për t’iu bashkangjitur përpjekjeve botërore në luftën kundër ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të aktiviteteve për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë me qëllim të tejkalimit të temperaturave globale në mënyrë të konsiderueshme nën 2 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe sigurimi i zhvillimit dhe rritjes më të ulët të karbonit”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, me ratifikimin e ardhshëm të Marrëveshjes do të mund të shfrytëzohet edhe ndihma ndërkombëtare për mbështetje të adaptimit të sektorëve më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike (resurseve ujore, bujqësisë, pyjeve, biodiversitetit, trashëgimisë kulturore, turizmit etj)

Si vlerë shtesë është rëndësia që kjo Marrëveshje e ka për BE-në, e cila është lidere në nivel global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe si vegël që do t’i ndihmojë shtetit për përgjigje në detyrimet e ardhshme që dalin nga Bashkësia energjetike në sferën e klimës., thuhet mëtej në kumtesën e  Мinistrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button