Duraki: U ndahen 43 milionë denarë 12 komunave për ujësjellës dhe për shtretërit e lumenjve

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki dhe kryetarët e 12 komunave sot nënshkruan marrëveshje për ndarjen e mjeteve financiare për përpunimin e dokumentit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe të kanalizimit dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Duraki theksoi se mjetet janë ndarë në pajtim me Programin për investim në mjedisin e jetesës për vitin 2017. Janë paraparë gjithsej 43 milionë denarë dhe u janë ndarë 12 komunave, për 14 projekte.

“Me atë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tenton dhe financiarisht t’i ndihmojë pushtetet vendore në menaxhimin me ujërat me çfarë siguron jo vetëm mjedis jetësor më të pastër, por edhe drejtpërdrejt ndikohet mbi shëndetin e njerëzve”, potencoi Duraki.

Ai sqaroi se mjetet janë shpërndarë për projekte në 4 sfera: për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave; për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit; për ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin në sferën e mjedisit jetësor; dhe për nxitjen e studimeve zhvillimore , programeve dhe projekteve arsimore, hulumtuese dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.

Marrëveshje u nënshkruan me komunën e Zhelinës për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekale në v.q. Zhelinë, me komunën e Tearcës për hartimin e dokumentacionit për kullimin e ujërave të zeza, me komunën e Dibrës për kanalizimin atmosferik (tubacioni për pranimin e ujërave nga lumi Vakova), me komuna e Vasilevës për hartimin e dokumentacionit teknik për kanalizimin në f. Dobrashincë

Kumanova fitoi mjete për hartimin e dokumentacionit teknik për rrjetin e kanalizimit për f. Tabanovcë, Sopot dhe Çetircë, Gostivari për vazhdimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në v. q. Debresh, komuna e Likovës për rregullimin e shtratit të lumejnve të lumit të Sllupçanit, komuna e Bërvenicës për Projektin themelorë për kolektorin kryesorë të rrjetit kanalizues fekal për v.q. Çellopeku i Poshtëm

Komuna e Pllasnicës për kanalizimin fekal për një pjesë të v.q. Pllasnicë e Poshtme, midis lumit Treskë dhe rrugës rajonale Prilep – Kërçovë, komuna e Kriva Pallankës për Rindërtimin e rregullimit të Skërlavski Dollit, ndërsa komuna Rankovc për hartimin e projektit infrastukturor për rrjetin kanalizues për ujëra të zeza në Opilë.

Në Strumicë do të realizohen disa projekte: rregullimin e përroit në Republikën e Krushevës në drejtim të rr. Kliment Ohridski deri në derdhjen e lumit Tërkanja me rregullim të pjesërishëm rreth kanalit, për Hartimin e dokumentacionit teknik për Projektin e Kolektorit kryesor fekal për urbanizimin e ri të blloqeve urbane në Strumicë nr.35-42.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button