Shkodër, goditet rrjeti i prostitucionit. Shfrytëzonin vajza të mitura

Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura, shkruan Top Channel.

Në sajë të operacionit “Last Time” është vënë në pranga Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë ndaluar Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”.

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj  P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button