Zv/ministri i Shëndetësisë, Çakarovski: Po përgatitet strategjia nacionale për eliminim të hepatitit deri në vitin 2030

Hepatiti është problem botëror. Republika e Maqedonisë përkatësisht Qeveria e re në planin e vet të aksionit, në Strategjinë për vitin 2018 deri në vitin 2030 parasheh pjesëmarrje aktive duke i ndjekur rregulalt dhe rekomandimet e OBSH-së për eliminim të hepatitit C deri në vitin 2030, ndërkaq për reduktim të dukurive nga hepatiti B, deklaroi sot zëvendësminsitri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.

Ai tha se në atë drejtim edhe me ribalancin e buxhetit kanë paraparë rritje prej 10 milionë denarëve për medikamente të reja dhe programe preventive.

“Tani buxheti i Klinikës për sëmundje infektive paraqet 180 milionë denarë. Shpresoj se me buxhetin e ri për vitin 2018 do t’i rrisim ato mjete me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve”, shtoi Çakarovski, i cili mori pjesë në aksionin për testim anonim dhe pa pagesë për Hepatitin C që u mbajt sot në QT Ramstor moll në Shkup, me rastin e Ditës botërore për luftë kundër hepatitit, ndërkaq në organizim të Hepar Qendrës Manastir.

Millan Mishkoviq nga Hepar Qendra Manastir theksoi se janë në negociata me Minsitrinë e Shëndetësisë dhe ka filluar formimi i një Komisioni të veçantë i cili do të punojë rreth kësaj problematike për formim të strategjisë nacionale për eliminim të hepatitit në Maqedoni. Sipas tij, kjo do të thotë inkuadrim gradual të të gjithë të sëmurëve në terapinë e re inovative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button