Acar apo luftë dëshirash!

Zgjohesh me një dëshirë, që në vete lëkund ca persona dhe ca grimca të lumturisë. Por, sado që atë ta vendosim në peshoren e realitetit ajo humb vlerat si rezultat i realitetit me ngjyra të errëta.

Sado që të jetë e planifikuar mirë dhe konform gjërave morale ajo përsëri humb vlerën sepse  ndeshet me një reale të pamëshirme dhe jo humane e, që në të jetojnë humanë. Dëshirë që lind nga shpirti, por që realiteti vlerëson materialen.

Orvatje, që dëshira të bëhet reale por përfundon vetëm dëshirë që në fakt nënkuptohet gjë e duhur në vendin e gabuar. Tanimë rrethanat pamundësojnë realizimin e dëshirës mbase realiteti momental dhe dëshira që përkon me plane afatgjate morale, kanë kahje të kundërt. Sado që ajo dëshirë të jetë e ndërtuar dhe konstruktuar në mënyrë brilante ajo do mbetet vetëm e atillë, sepse në fund fare frutat nuk rriten në veri.
Dëshira ngjall shpresën që na mban gjallë, për të realizuar dëshirën e, që në këtë periudhë kapitulli që e njëjta të realizohet është mbyllur dhe fshehur diku për dëshirë të dikujt. Në një luftë që jo të gjithë e vërejnë se është lufta e dëshirave apo epsheve, që sado e dëmshme të jetë ajo do ndodh deri në shkatërrimin e botës.
E, vështirë për të pranuar nëse gjërat kanë një fund apo fundi është fillimi i ca gjërave.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button