Është i rrezikshëm! Mus u lani në këtë lumë në Shqipëri

Rrjedha e lumit Drin, që përfaqëson edhe pellgun e dytë më të madh ujor në Jug pas Vjosës, sipas Inspektoratit Rajonal të Mjedisit, është në disa segmente e pakëshillueshme të përdoret për t’u larë apo për peshkim.

Me rënien e nivelit të ujit prej thatësirës së kësaj vere dhe rritjen e pranisë së ndotjes organike dhe plastike, ky pellg konsiderohet i rrezikshëm. Pikat më kritike gjenden pranë qytetit të Gjirokastrës, në rrjedhën përballë Lazaratit, në Virua, dhe pranë urës së Leklit, shkruan Class.

Top Channel shkruan se asnjë prej 7 bashkive në qarkun e Gjirokastrës nuk disponon leje mjedisore për vendgrumbullimet e mbetjeve urbane. Shumë prej njësive administrative të vendosura pranë rrjedhës së dy lumenjve derdhin mbetjet e tyre urbane në lumë, përfshi këtu edhe bizneset e vendosura përgjatë rrugës nacionale.

20 ish njësi vendore në qarkun e Gjirokastrës janë gjobitur 2 vjet më parë për shkallën e lartë të ndotjes në tokë e sidomos në ujë. Shumë prej njësive i kanë të vendosura sheshgrumbullimet e mbeturinave shumë pranë rrjedhave ujore dhe vetëm reshjet mjaftojnë për t’i çuar ato në lumë.

Nga ana tjetër, biologët vlerësojnë se lundërza një prej specieve lumore që shërben si indikator i ndotjes thuajse është zhdukur ndërsa edhe llojet e peshqve të ujërave të pastra janë rralluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button