BE paralajmëron SHBA-të për sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, thotë se projektligji i SHBA-ve i cili parasheh sanksione të reja ndaj Rusisë mund të shkaktojë rezultate të cilat, jo qëllimisht mund të ndikojnë në mënyrë të njëanshme në interesat e sigurisë energjetike të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në një deklaratë për media foli për ndikimet e mundshme të projektligjit të ri të SHBA-ve në interesin e bizneseve të Evropës, projekligj me të cilin SHBA-të do të zbatojnë sanksione të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Duke vënë në dukje se BE-ja është plotësisht e lidhur me saknsionet e aplikuara ndaj Rusisë, Jucnker thotë se “Projektligji në SHBA, mund të shkaktojë rezultate të cilat, jo qëllimisht mund të ndikojnë në mënyrë të njëanshme në interesat e sigurisë energjetike të BE-së. Për këtë arsye në qoftë se shqetësimet tona nuk përfillen ne jemi të gatshëm të veprojmë në mënyrë të përshtatshme brenda pak ditësh. Kjo nuk do të thotë që interesant e Amerikës vijnë para, e ato të Evropës pas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button