Maqedoni, nuk do të ketë më titull “Аrtist i kombit”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për vlerësimin e projekteve dhe programeve në Ministrinë e Kulturës në gjysmën e parë të këtij viti me ç’rast është dakorduar Ministria e Kulturës në afat prej pesë ditësh të kërkojë rishikim të jashtëzakonshëm të Entit shtetëror për revizion.

Pres-shërbimi qeveritar sot kumtoi se është miratuar edhe Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kulturë me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet, siç thekson, do të mbrohet Buxheti i RM-së prej marrëveshjeve të dëmshme menaxhariale të personave drejtues në institucionet kulturore.

Sipas informacionit të dhënë në seancën qeveritare, dëmet për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë lidhur me marrëveshjet ekzistuese menaxheriale, sipas shqyrtimeve të deritanishme janë në miliardë denarë.

Qeveria e miratoi edhe Propozimin për ndalesën e fuqizimit të Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë, i cili, siç thuhet në kumtesë, shkakton marrëdhënie dhe trajtime të pabarabarta të artistëve në Maqedoni.

Në seancë është miratuar edhe Propozimi për emërimin dhe plotësimin e ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase me të cilin në Maqedoni kthehet procedura për të marrë licencën për lektor, e ndërprerë në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button