SHBA-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i dërgojnë armë Ukrainës

I dërguari special amerikan për Ukrainën, Kurt Voker në një deklaratë për Bi-Bi-Si-në pohon se Uashingtoni “në mënyrë intensive e shqyrton mundësinë” për dërgesën e armëve në Ukrainë, si ndihmesë ndaj luftës me separatistët prorusë.

Sipas Voker, armatimi i armatës ukrainase mund të ndikojë ndaj sjelljes së Moskës dhe mbështetjes së saj për separatistët.

Ai nuk beson se këtë hap të SHBA-së mund ta interpretojë si provokim.

“Armatimi defansiv mundet vetëm t’i ndihmojë Ukrainës që të mbrohet, si dhe që të ndalojnë kanosjet ruse”, deklaroi Voker për Bi-Bi-Si.

I dërguar special amerikan i ri beson se vendosja e suksesshme e paqes në Ukrainën Lindore mund t’i ndihmojë SHBA-së për arritjen e “marrëveshjes së re strategjike me Rusinë”.

Sipas të dhënave me të cilat disponon KB, në përplasjet e deritanishme në dy rajonet separatiste lindore në Ukrainë dhe gjatë anektimit rus të Krimesë jetën e kanë humbur më shumë se 10.000 persona, ndërsa 1,6 milionë janë zhvendosur.

Në shkurt të vitit 2015, në kryeqytetin bjellorus Minsk u dakordua ndërprerja e zjarrit në Ukrainën Lindore dhe janë përcaktuar kushte për tejkalimin e konfliktit, por ato tani për tani nuk janë plotësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button