5 gjërat shumë të dobishme që çdo vajzë duhet t’i di para se të zgjedhë këpucët me takë

Shpesh vajzat nga dëshira e madhe që po blejnë këpucë të reja me takë, nuk marrin parasysh disa karakteristika që duhet të ketë një palë këpucë, por shohin vetëm anën e jashtme të saj. E provojnë nëse është numri i tyre,  dhe kaq mjafton për të “ndarë mendjen” se janë këpucët e duhura, shkruan Class.

Por ne po ju sjellim disa truke që do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë.

1-Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet
Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpuct e dhurura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse këto këpucë mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

2- Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe
Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni numrin e këmbës më të madhe.

3-Gjatësia e takës
Nëse doni që këpuca juaj të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.

4-Koha kur blini këpucë
Këpucët duhen blerë pasdite pasi këmbët janë paksa të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t’i ndjeni pak të shtrënguara.

5- Hapësira ku i provoni
Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të forte, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button