Greqia prej sot kthehet në tregun ndërkombëtar të obligacioneve

Greqia sot do ta realizojë emisionin e shumëpritur të obligacioneve, kumtoi Minsitria greke e Financave, që do të jetë editimi i parë i letrave greke me vlerë prej vitit 2014.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Minsitria kumtoi “emitim të letrave të reja me vlerë të denominuara në euro me normë fikse të interesit dhe afat skadimi në vitin 2022”.

“Konstatimi i çmimit të bonove të reja pritet më 25 korrik 2017, në varësi prej kushteve të tregut, ndërkaq vendimi përfundimtar do të duhej të sillet më 1 gusht”, qëndron në kumtesën e Minsitrisë.

Qeveria në Athinë ka angazhuar gjashtë banka të menaxhojnë me kthimin e saj në tregun ndërkombëptar të obligacioneve, mes të cilave janë “Goldman Saks”, “Siti”, “Dojçe Bank”, “HSBC”, “BNP Pariba” dhe “Banka e Amerikës Meril Linç”, shkruan “Fajnenshëll tajms”.

Greqia humbi qasje drejt tregut të obligacioneve për shkak të normave të larta të interesit në vitin 2010 dhe vetëm për kohë të shkurtë u kthye në treg me editimin e obligacioneve në vitin 2014, në mënyrë që vitin tjetër të kërkonte pako të tretë të njëpasnjëshme të ndihmës ndërkombëtare financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button