Roja bregdetare libiane ka shpëtuar 278 emigrantë

Roja bregdetar libiane në afërsi të bregut të qyteteve Zavija dhe Sabrata, në perëndim të Tripolit, sot ka shpëtuar 278 emigrantë, midis të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, deklaroi zëdhënësi i forcave detare libiane Ajub Kasid.

“Në afërsi të rafinerisë në Zavija janë shpëtuar 128, rreth 23 kilometra nga bregu, ndërsa 150 persona janë shpëtuar në Sabrata”, deklaroi Kasid për mediat britanike.

Emigrantët e shpëtuar vijnë kryesisht nga shtetet afrikane subsahariane, edhe pse midis tyre ka pasur edhe një shtetas të Bangladeshit, si dhe dy emigrantë nga Egjipti.

Emigrantët të cilët po përpiqen të mbërrijnë deri në Evropë shpeshherë nisen në rrugë nga qytetet në perëndim të Tripolit, që dalin në det, Zavija, Sabrata dhe Zubarah, ndërsa kontrabandistët rregullisht i dërgojnë në anije të pasigurta, theksojnë mediat britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button