Fondacioni Metamorfozis kërkon të angazhojë konsulent për zhvillim organizativ

Metamorfozis dëshiron të angazhojë një konsulent për zhvillim organizativ, me ekspertizë të veçantë në komunikim, planifikim strategjik dhe udhëheqje. 

Qëllimi i përgjithshëm është të reformohet fondacioni Metamorfozis në një OJQ bashkëkohore që funksionon mirë, me fokus të fuqishëm strategjik, me detyra dhe përgjegjësi të qarta dhe me komunikim të brendshëm solid, që do t’i mundësojë Ekipit menaxhues dhe Bordit drejtues t’i ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë më efektive. 

Diapazoni dhe detyrat

Metamorfozis dëshiron të angazhojë një konsulent për zhvillim organizativ, me ekspertizë të veçantë në komunikim, planifikim strategjik dhe udhëheqje, i cili:

  1. Do ta analizojë strukturën organizative të Fondacionit, detyrat dhe përgjegjësitë momentale të të punësuarve dhe praktikat e komunikimit të brendshëm në dritën e angazhimeve dhe prioriteteve strategjike aktuale të organizatës:
  • Do t’i prezantojë gjetjet e organizatës me rekomandime për ricaktimin e detyrave dhe të përgjegjësive të të punësuarve në mënyrë e cila do ta ndihmonte bashkëpunimin brenda ekipeve të projekteve, e poashtu edhe ndërmjet ekipeve të projekteve;
  • Do ta përcjellë implementimin e ndryshimeve të cilat Ekipi ekzekutiv do të vendosë t’i zbatojë;
  • Do të propozojë metoda dhe mjete për komunikim të brendshëm që do ta mbështesin strukturën e re, dhe do ta përcjellë implementimin e tyre aty ku do të ketë nevojë.
  • Do të propozojë sistem për menaxhim të performancës që do të përkojë me strukturën e re të propozuar dhe do ta përcjellë implementimin e tij aty ku do të ketë nevojë.
  1. Do ta mbështesë Ekipin ekzekutiv dhe Bordin drejtues të Fondacionit Metamorfozis në analizën e fokusit strategjik dhe mënyrës së organizimit për të ardhmen, duke e përfshirë edhe atë se ku do të vendosen projektet mediatike:
  • Do t’i zhvillojë më tutje kërkesat dhe pasojat e drejtimeve të ndryshme strategjike, dhe do t’i prezantojë gjetjet e Ekipit ekzekutiv dhe Bordit drejtues, për ta lehtësuar vendimmarrjen e tyre.
  • Do t’i mbështesë përgatitjet për takimin e përbashkët të Bordit/të të punësuarve të organizatës (të planifikuar për periudhën 22-24 shtator, akoma nuk është konfirmuar) dhe të ofrojë të dhëna që do ta lehtësonin takimin e përbashkët.
  • Do ta mbështesë Fondacionin Metamorfozis në implementimin e vendimeve që do të merren në këtë aspekt.
  1. Do ta mbështesë Bordin e Fondacionit Metamorfozis për t’u bërë një trup më efektiv drejtues, këshillues dhe për sigurim të fondeve:

–      Do ta analizojë kornizën e punës dhe praktikat e Bordit aktual

–      Do t’ia prezantojë gjetjet Bordit drejtues me rekomandime për atë se si të përforcohet udhëheqja e organizatës.

–      Do ta përcjellë implementimin e rekomandimeve me të cilat dëshiron të fillojë organizata, duke përfshirë caktimin e arritjeve të punës për anëtarët e Ekipit ekzekutiv, në përputhje me fokusin e ri strategjik. 

Shërbimet që duhet të ofrohen nga konsulenti

  • Raporti fillestar – pas fazës hulumtuese me vizitën e zyrave të Fondacionit Metamorfozis në Shkup për t’i vëzhguar praktikat e organizatës: demonstron njohje të sfidave me të cilat ballafaqohet Fondacioni Metamorfozis dhe ofron plan të detajuar të punës duke i përfshirë qëllimet, afatet kohore dhe indikatorët e ndryshimit.
  • Artikulimi i gjetjeve të analizës organizative dhe të rekomandimeve për ristrukturimin e organizatës, të detyrave dhe përgjegjësive, të fokusit strategjik dhe të komunikimit të brendshëm dhe të menaxhimit të performancës.
  • Lehtësimi i takimit të përbashkët të organizatës dhe shkrimi i raportit për takimin e përbashkët të organizatës.
  • Mbështetja e organizatës në implementimin e vendimeve që do të merren për zhvillimin e saj organizativ, duke përfshirë mentorimin dhe ofrimin e informatave kthyese.
  • Konsulenti poashtu duhet t’i artikulojë nevojat për trajnim që do t’i identifikojë gjatë kryerjes së kësaj detyre.
  • Konsulenti duhet ta informojë rregullisht Fondacionin PeaceNexus për përparimin dhe sfidat gjatë kryerjes së kësaj detyre. 

Kohëzgjatja dhe korniza kohore

Kjo detyrë pritet të kryhet brenda 25 – 30 ditëve të punës, të shpërndara në periudhë prej 6 – 9 muaj. Pjesa më e madhe e analizës strategjike, strukturore dhe e komunikimit të brendshëm duhet të bëhet para takimit të përbashkët të organizatës (22 – 24 shtator 2017), ndërsa faza e implementimit do të zgjasë deri në fund të vitit 2017.

Kualifikimet

Përvoja
· Së paku pesë vite përvojë profesionale në planifikimin strategjik dhe menaxhment;
· Shkathtësi të larta të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze;

  • Përvojë në zhvillimin organizativ dhe menaxhmentin e ndryshimeve në rolin e konsulentit;
  • Evidencë të detyrave të ngjashme që kanë dhënë rezultate të prekshme;
  • Aftësi e dëshmuar për të punuar me OSHQ-të në fushën e ndryshimit social, zhvillimin e mediave dhe/ose udhëheqje
    · Gatishmëria për ta kryer këtë detyrë brenda afatit të lartpërmendur kohor, duke përfshirë edhe gatishmërinë për të qenë në dispozicion gjatë periudhës së implementimit të ndryshimeve në organizatë;
  • Diploma nga fusha relevante e: planifikimit, politikave publike, studimeve për zhvillim, ekonomisë dhe/ose menaxhmentit, paraqet një plus.
  • Njohuritë për gjendjen dhe sfidat e sektorit të sektorit të OJQ-ve në Ballkan dhe/ose në Evropën Lindore janë një plus.

Procesi i aplikimit
Aplikimet duhet t’i dorëzohen drejtorit ekzekutiv, Bardhyl Jasharit, në e-mail-in: bardhyl@metamorphosis.org.mk.
Aplikimi duhet të përmbajë autobiografi (CV), propozim financiar duke përfshirë edhe një plan të përkohshëm të punës dhe letër për interesimin me jo më shumë se 1.000 fjalë, ku sqarohet se si njohuritë dhe përvoja juaj ju bëjnë të kualifikuar për këtë detyrë.

Poashtu, ju lutemi shënoni të dhënat për kontakt për dy persona, të cilët mund ta komentojnë aftësinë tuaj për ta kryer këtë detyrë (për shembull klientë tuaj të mëparshëm).
Afati i fundit: 10 gusht 2017

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e shkurtër do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë.

Sfondi

Metamorfozis është fondacion i pavarur, jopartiak dhe jofitimprurës me seli në Shkup, Maqedoni. Misioni i Fondacionit Metamorfozis është të kontribuojë për zhvillimin e demokracisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës nëpërmjet zbatimit novator të dijes dhe përhapjes së saj. Vlerat tona kryesore janë të qenit të hapur, barazia dhe liria.

I themeluar në vitin 2004, Fondacioni Metamorfozis krijoi një portfolio të larmishme të kapaciteteve dhe të shkathtësive të zhvilluara gjatë implementimit të projekteve të mbështetura nga donatorë të ndryshëm, duke e përfshirë Bashkimin Evropian, NED-in, USAID-in, OSBE-në, Fondin e Vishegrad-it, Trustin e Ballkanit për demokraci,  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Ambasadën e Sllovakisë në Shkup, Fondacionet për Shoqëri të Hapur, TechSoup-in, Microsoft-in dhe Google-in. 

Metamorfozis momentalisht është duke punuar në një seri projektesh të ndara në programe (shih http://metamorphosis.org.mk/sq/programet/), të cilat mund të ndahen në dy segmente:

  1. Projektet për demokraci/OSHQ-të:
  • Privatësia dhe siguria në sferën digjitale që ka si synim sektorin qytetar, qeveritar dhe atë privat,
  • Qasja digjitale për të gjithë (e-inkluzioni);
  • Novacioni social dhe ndërtimi i kapaciteteve të OSHQ-ve duke e promovuar TIK-un dhe duke e shfrytëzuar atë në mënyrë strategjike, si dhe duke e përfshirë ndërtimin e kapaciteteve dhe donacionet softuerike nga kompanitë kryesore softuerike nëpërmjet Techsoup-it;
  • Qeverisja e mirë e fokusuar në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike dhe të palëve të tjera të interesuara;
  • Përforcimi i shoqërisë qytetare nëpërmjet fondeve për rigrantim për OSHQ-të lokale.
  1. Projektet mediatike:
  • Portali i lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk,
  • Agjencia e pavarur e lajmeve Meta.mk, e cila publikon lajme në maqedonisht, anglisht dhe shqip
  • Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, i cili i verifikon faktet e përmbajtjeve mediatike dhe e potencon përdorimin e gjuhës diskriminuese dhe asaj të urrejtjes në media
  • Vërtetmatësi – ueb-faqe për llogaridhënie të politikanëve dhe të partive politike që i analizon programet e partive politike dhe deklaratat e politikanëve në aspekt të vërtetësisë dhe të spinit.

Metamorfozis është rritur dukshëm gjatë viteve të kaluara, me numër më të madh të të punësuarve, me buxhete më të mëdha dhe me numër më të madh të projekteve, që shkakton tendosje të madhe në sistemin e organizatës, i cili duhet t’i bëjë ballë shpejtësisë së rritjes dhe zgjerimit të organizatës. Prandaj, Metamorfozis kërkoi mbështetje për Zhvillim organizativ nga Fondacioni PeaceNexus. Diapazoni dhe qëllimet e procesit të zhvillimit organizativ të Fondacionit Metamorfozis janë rezultat i konsultimit me të punësuarit dhe me anëtarët e bordit, dhe i analizës së përbashkët të anëve të forta dhe të dobëta dhe të organizimit momental të organizatës. Është përgatitur një raport për këtë proces dhe ai do t’i/t’u jepet konsulentit/konsulentëve pasi të caktohet/caktohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP