Entoni Skaramuçi sapo u zgjodh drejtor i ri për komunikime i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp e emëroi bankierin nga Uollstrit, Entoni Skaramuçi drejtor për komunikime të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi sot një përfaqësues zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Pritet që Skaramuçi ta marrë detyrën nga muaji i ardhshëm.

Paraprakisht, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser dha dorëheqje për shkak të emërimit të Skaramuçit.

Skaramuçi (53) udhëheq me firmë investuese dhe do ta zëvendësojë Majkëll Dubken, i cili dha dorëheqje më 18 maj për shkaqe personale. Deri tani Spajser e ushtronte këtë funksion.

Funksionin drejtor për komunikime është me rëndësi të madhe vetëm në letër, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë është personi dhe zëri i qeverisë së SHBA-së, njoftojnë mediat amerikane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button