Si të silleni me një fëmijë që i kërkon gjërat me të qarë?

Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe ç’është më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.

Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.

Prindërit duhet t’i thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.

Prindër, mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:- mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje. Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri.

E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar t’i vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet.

Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë, shkruan Gazeta Shendeti. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtetë e rrisin ata fëmijën, por po aq e vërtetë është, që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.

Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për tu mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm që ka një njeri si dëshmitarë që ai ja del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model se si të jetë. Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj përpjekjeve të fëmijës.

Mos harroni shprehjet “ku merr vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me radhë nga këto shprehje të pa menduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjeshtë një gjë e vogël.

Fëmija është më të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdi, se sa përgjegjësi dhe mision që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur. Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vend që tua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button