OBSH; Më shumë se 1.800 njerëz kanë vdekur nga kolera në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) regjistroi mbi 1.800 raste të vdekjes nga kolera në Jemen nga fillimi i epidemisë, e cila shpërtheu nga fundi i prillit, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Shaeb.

“Prej 27 prillit deri më 19 korrik janë regjistruar 368.207 raste të kolerës prej të cilëve 1.828 njerëz kanë vdekur”, ka theksuar Shaib.

Ajo shtoi se kolerë ka në 21 prej 23 provincave jemenase, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është pesë për qind.

OBSH thekson edhe se më 2 korrik numri i të infektuarve nga kolera është rritur mbi 90.000, ndërsa 194 njerëz kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button