Ndërpritet komunikacioni për shkak të rrëshqitjes së dheut drejt fshatit Brodec

Për shkak të rrëshqitjes së tokës në lartësi prej një metri dhe gjatësi prej 100 metrash, është ndërprerë komunikacioni në daljen nga fshati Shipkovicë, në rrugën drejt fshatit Brodec, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë është duke u rikahëzuar për shkak të sasisë së rritur të ujit në lumin e Porroit.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button