Stejt Departamenti: Të përforcohen kapacitet në Maqedoni për luftë kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka qenë në cak të kërcënimeve masive terroriste”, thuhet në raportin e Stejt Departamentit për terrorizëm dhe shtohet se kërcënimet edhe më tej janë të pranishme, njofton Portalb.mk.

Në raport gjithashtu thekson se Shteti Islamik edhe më tej është në krye të organizatave të cilat bëjnë sulme. Megjithatë, edhe përskaj që SHI, vitin e kaluar ka kryer sulme në mbi 20 vende dhe ende është aktive në Iran, Siri, Afganistan dhe Pakistan, por edhe organizatat që i janë lojale, siç është Al Shabab në Afrikë, numri i sulmeve terroriste në botë në vitin 2016 është zvogëluar për 9% në krahasim me vitin 2015. Numri i rasteve të vdekjes nga sulmet terroriste është ulur për 13%.

Në pjesën e raportit për Maqedoninë thuhet se autoritete maqedonase vlerësojnë se anëtarët dhe simpatizantët e SHI-së edhe më tej janë në vend. Stejt Departamenti rikujton se Maqedonia në vitin 2016 ka kryer tre aksione të ndryshme anti-terroriste, prej të cilëve njëra ka qenë në koordinim me Shqipërinë dhe Kosovën, që ka sjellë deri në arrestimin e 23 personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“Qeveria në mars ka miratuar strategji nacionale për anti-terrorizëm. Në strategji ka pjesë të përkushtuar për mbrojtje nga ekstremizmi i dhunshëm, por nuk ekziston strategji nacionale për luftim të ekstremizmit të dhunshëm. Qeveria ka krijuar një draft-plan për antiterroizëm në nëntor dhe e ka dorëzuar për shqyrtim në Komisionin Evropian. Megjithatë, në këtë plan aksional mungojnë shenjat për implementim, vlerësim të financimit, si dhe mekanizmat për mbikëqyrje të evoluimit”, thuhet në raportin e Stejt Departamentit.

Stejt Departamenti gjithashtu thekson se është nevojshme që të përforcohen kapacitet e Maqedonisë për detektimin dhe për parandalimin e akteve terroriste pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Në raport gjithashtu, theksohet se në vend mungon kornizë ligjore për luftë kundër larje të parave dhe financim të terrorizmit, por edhe kriminalizimin dhe financimin e terrorizmit, ndërkaq nuk ka as rregullativë të komplikuar për ngrirje dhe konfiskim të mjeteve terroriste, e cila bëhet në bazë të vendimit gjyqësor.

Sipas Stejt Departamentit, Maqedonia ka Agjenci për Menaxhim me Mjetet e Konfiskuara, por ajo ka kapacitete dhe aktivitete të kufizuar, për atë duhet që të mbajnë trajnime plotësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button