Tramp propozoi ministër të ri të Forcave Tokësore

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Donald Tramp do ta nominojë Mark Esper për ministër të Armatës (Forcave Tokësore), transmetuan mediat amerikane.

Esper është ish-nënkryetar i gjigantit ushtarak-industrial “Rejteon”, ndërsa ka punuar edhe për trustin konservativ “Heritixh faundejshën”.

Gjetja e kandidatit për këtë funksion u tregua si detyrë tejet e vështirë për presidentin Tramp. Propozimet e tij paraprake për ministër i Armatës ishin investitori-miliarder Uinsent Viola, si dhe senatori nga senati lokal i shteti Tenesi, Mark Grin. I pari u tërhoq nga kandidatura për shkak të konfliktit të mundshëm midis interesave të tij private dhe shtetërore, ndërsa i dyti pas kritikave të ashpra kundër tij për deklaratat lidhur me minoritetet seksuale, islamin dhe territorin për evolucion.

Ministria e Armatës ndodhet në përbërjen e Pentagonit. Njeriu i parë i kësaj Ministrie është përgjegjës për sigurimin material-teknik të ushtarëve tokësorë amerikanë, ndërsa gjithashtu, edhe për resurset njerëzore dhe materiale, që ndodhen në përbërjen e tyre.

Këtë nominim duhet ta aprovojë Senati amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button