Instagrami – platforma më e shfrytëzuar për ngacmime

Hulumtimet e bëra nga “Ditch the Label”, organizatë që lufton ngacmimet, tregojnë se mediat sociale po rrisin ankthin te të rinjtë.

Dyzet përqind e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse akush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë, transmeton REL.

Platforma Instagram është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija.

Shtatë përqind e përdoruesve të rinj të Instagramit kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion.

Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në Facebook, 5% në Snapchat dhe 2% në Twitter dhe YouTube.

Instagram tha se u bën thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjen ngacmuese.

“E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë Instagramin vend të sigurt dhe mbështetës”, tha shefja e politikave të Instagramit, Michelle Napchan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP