Vodhi barnatoren në Çair, “Alfat” e zënë hajdutin 44 vjeçar

Mbrëmë rreth orës 19:00 në bulevardin “Qemal Sejfulla” të Komunës së Çairit, në barnatoren “Dajana Farm”, personi M.A. (44) nga Shkupi, me maskë dhe me pistoletë ka kryer vjedhje, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga Policia, hajduti është kapur në nga një pjesëtar i njësitit “Alfa” i cili gjatë asaj kohe nuk ka qenë në orar pune.

“Pasi që vjedhësi ka dalë nga barnatorja, ai është parë nga polic i Njësitit Special “Alfa”, i cili ka qenë me veturë, por për momentin nuk ka qenë në punë. Polici e ka ndalur veturën e tij dhe ka vrapuar pas vjedhësit, gjatë së cilës ka arritur që me përdorim të forcës ta kapë vjedhësin. Vjedhësi është arrestuar në Stacionin Policor në Bit Pazar”, thonë nga MPB.

Policia thotë se po ndërmerren masat për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button