Nimic: Ka impuls të ri në orvatjet për zgjidhje të kontestit me emrin

Zgjidhja e kontestit për emrin është lart në axhendën e qeverisë në Shkup dhe për këtë ka “impuls të ri” në orvatjet për zgjidhje të problemit, deklaroi i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic.

“Qeveria në Shkup është e gatshme ta riaktivizojë politikën e saj të jashtme në rajon dhe dukshëm çështja e emrit është pengesë e rëndësishme në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. Do të thotë, kjo është çështje e lartë në axhendën e tyre dhe për këtë mendoj se ka impuls të ri”, deklaroi Nimic për Agjencinë e pavarur ballkanike të lajmeve (IBNA).

Në pyetjen çka shikon si hap të ardhshëm, Nimici përkujton se ishte në Shkup, ndërsa ka biseduar edhe me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe paralajmëroi se do të jetë në kontakt me dy palët në muajt e ardhshëm me qëllim që të zhvillohet plan i ri për lëvizje përpara.

I pyetur nëse ka çfarëdo qoftë propozimesh për emrin Nimic u përgjigj, jo, duke theksuar se nuk ka dhënë kurrfarë propozime. “Kishte propozime në të kaluarën dhe konsideroj se tani është koha që të flitet për disa koncepte bazë para se të arrijnë deri te propozimet”, deklaroi Nimic.

Nimic të hënën në Bruksel u takua me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, i cili e ka informuar ndërmjetësuesin për qëndrimin e Athinës pas takimeve, të cilat autoritetet greke i kanë pasur “me qeverinë e re të fqinjit verior”.

“U dakorduam të mbetemi në kontakt dhe të kërkojmë mënyra me të cilat mund të hapim proces që të gjendet zgjidhje”, ka thënë Koxias.

Methju Nimic në fillim të muajit ishte për vizitë në Shkup ku kishte takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button