Ndërroi jetë Qani Mehmedi

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 18:00 në vendlindjen e tij Drogomisht i Vogël në Kërçovë të Maqedonisë.

Ndërsa, nderimet për të ndjerin do të zhvillohen nga 19-20 korrik në vendlindje kurse më 21 dhe 22 korrik në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e publicistit Qani Mehmedit e bër të  ditur vajza e tij Besiana Mehmedi.

“Miq dhe dashamirë! Me dhimbje të thellë u njoftojmë që mbrëmë u nda fizikisht nga ne më i dashuri -babai, bashkëshorti, familjari i cili ishte udhërrëfyesi ynë në jetë, miku juaj dhe njeriu i medias shqiptare dhe publicisti Qani Mehemdi”, ka shkruar ajo.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Image may contain: 2 people, people smiling

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button