Del një emër i ri për postin e trajnerit të Kombëtares Shqiptare

FSHF njoftoi se ende nuk është vendosur për trajnerin e Kombëtares, por emrave më të përfolur deri më tani, pikërisht dyshesh Panucci-De Canio i shtohet edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për Alberto Malesanin, ish-trajner i Parmës dhe Fiorentinës. 63-vjeçari, ndonëse në dukje është emër i ri, të paktën që qarkullon në media, është futur fort në garë, shkruan Top Channel.

Madje, SuperSport thotë se kandidatura e tij vlerësohet shumë nga ana e grupit përzgjedhës të pasuesit të Gianni De Biasit, grup që drejtohet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

E sigurt është se negociatat janë në sprintin final ku do të vendoset çdo gjë, ndërkohë që dilema e madhe se cili do të jetë timonieri i ri i Kombëtares që do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit, por mbi të gjitha me misionin për të përsëritur mrekullinë e kualifikimit në një event madhor, Europianin e vitit 2020 pritet të marrë një përgjigje së shpejti, mund të jete madje edhe çështje orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP