Zbuloni çfarë i shkakton organizmit mungesa e hekurit (Video)

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial Londër dhe Universiteti i Londrës.

Studimi i fundit sugjeron se hekuri mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të rris rrezikun e prekjes nga problemet e zemrës.

Këto gjetje premtuese mund të hapin rrugën për trajtime të reja. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes niveleve të hekurit në trup dhe rrezikun e zhvillimit të llojit më të shpeshtë të sëmundjeve kardiovaskulare : atë të arteries koronare.

Rezultatet konfirmuan hipotezën se nivelet më të larta të hekurit zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

“Këto rezultate,” përfundojnë autorët, “mund të nxjerrë në pah një objektiv terapeutik. Sëmundjet koronare të zemrës, ndodhin kur rrjedha e gjakut bllokohet ose ngadalësohet dhe nuk është në gjendje që të furnizojë zemrën siç duhet.

Aktualisht vlerësohet se më shumë se 370.000 të rriturit amerikanë vdesin si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP