Me 6 thika kuzhine në duar, shqiptari ndjek në rrugë gruan që ta vrasë

Shqiptari me iniciale J.V. tentoi të vriste gruan e tij pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie mbrëmjen e djeshme në komunën “San Giorgio su Legnano” në Milano, Itali.

Gruaja 35-vjeçare doli me vrap nga banesa dhe shkoi drejt shtëpisë së motrës së saj, që jeton disa metra më larg. Shqiptari e ndoqi atë nga pas duke mbajtur 6 thika kuzhine dhe duke e kërcënuar me vdekje. Fatmirësisht, gruaja mundi të arrinte në kohë në banesën e motrës dhe mbylli derën.

Por edhe në këtë pikë, 44-vjeçari qëllonte me grushte dhe me shkelma derën e shtëpisë duke bërtitur dhe duke kërcënuar bashkëshorten. 35-vjeçarja lajmëroi policinë, që mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi J.V..

Sipas “Corriere”, 44-vjeçari shqiptar është kunati i Edmond Lleshaj. Ky i fundit konsiderohet si autori kryesor i masakrës së 10 nëntorit 2016 në Canegrate, ku u vranë dy kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit në Legnano për shitjen e heroinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP