Kina rritet me shpejtësi. Ekonomia tejkalon parashikimet, 6.9%

Nga prilli deri në qershor, ekonomia kineze u rrit me 6.9%, një ritëm ky që kapërceu edhe parashikimet. Pekini po përpiqet fort të mbajë nën fre borxhin dhe tregun e tij imobiliar përmes masave të ashpra në sektorin e pronësisë dhe huadhënësit, transmeton Top Channel. 

Nuk ishin të paktë analistët që profetizonin një ngadalësim të ekonomisë kineze me hyrjen në fuqi të këtyre politikave. Por të dhënat e fundit tregojnë se Pekini arriti të kapërcente edhe objektivin e rritjes 6.5% të vendosur për 2017-n.

“Performanca ekonomike e vendit ka qenë në linjën e duhur. Ne kemi arritur një progres të qëndrueshëm e të fortë. Rritja ka qenë konstante, punësimi është forcuar, çmimet kanë mbetur të qëndrueshme, të ardhurat janë rritur dhe struktura e ekonomisë është përmirësuar. Zhvillimi ynë ekonomik ka qenë më i stabilizuar, më i ekuilibruar dhe më i gjatë. Në tremujorin e dytë, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e parë”, deklaron Xing Zhihong, zëdhënës i zyrës kombëtare të statistikave.

Në 2016-n, ekonomia kineze pati ritmin më të dobët të rritjes në 26 vjet, por tani duket se e ka marrë veten sërish. Për muajin qershor, edhe prodhimi industrial u rrit me 7.6%, duke kapërcyer parashikimin prej 6.5.

Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një hov prej 11% kanë pasur gjithashtu dhe shitjet me pakicë. Pritshmëritë i kaloi edhe rritja e importeve dhe eksporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP