Kremlini kërkon “maturi politike” nga Shtëpia e Bardhë

 Rusia shpreson se Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp do të tregojë maturi politike dhe vullnet për zgjidhje të problemit me pronën e konfirksuar diplomatike ruse në SHBA, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Paskov.

Deklarata e këtillë e Peskovit vjen në prag të takimit të sotëm të zëvendësminsitrit të jashtëm rus, Sergej Rjabkov me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Tomas Shenon, kushtuar kontestit rreth pronës.

Siç lajmëroi TASS, Peskov në konferencën e sotme për shtyp e përsëriti pozicionin rus se prona diplomatike duhet t’i kthehet Rusisë pa kurfarë parakushtesh, sepse procedura e Uashigntonit “de fakto dhe de jure paraqet shkelje absolute të sëd rejtës ndërkombëtare”.

Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se Administrata amerikane do të mund ta shqyrtonte çështjen për zhbllokim të pronës diploamtike ruse në SHBA nëse Moska “tregon qëllime të sinqerta ndaj Sirisë”.

Përfaqësues zyrtar rusë ditëve të kaluara deklaruan se në Moskë janë aktivë një numër i madh i spiunëve amerikanë të cilët fshihen prapa imunitetit diplomatik, kështu që nuk përjashtohet Rusia të dëbojë ndonjë prej tyre.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova javën e kaluar deklaroi se përveç dëbimit të një pjese të nëpunësve në Ambasadën amerikane në Moskë, Rusia do të mund të merrte edhe një vilë dhe një depo në pronësi të SHBA-së, si masë reciproke të aktiviteteve të ndërmarra paraprakisht nga ana e Uashigntonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button