Fillon debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot fillon debati për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Ribalanci i Buxhetit i propozuar nga Qeveria është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Me të parashikohet që deficiti të mbetet 2,9 për qind nga BPV-ja, ndërsa rritja të jetë 2,2 për qind në vend të parashikimit fillestar prej 3 për qind nga qeveria paraprake dhe 2,8 të projektuara nga Banka Botërore, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPRM-ja.

Janë shkurtuar të gjithë shpenzimet joproduktive të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të saj siç janë udhëtime zyrtare, prezantime, promovime ekonomike dhe reklamimi me ç’rast është bërë kursim i mjeteve financiare. Nga Qeveria theksojnë se janë siguruar mjete për pezullim të taksës radiodifuzive, për subvencionim të pagës minimale e cila nga 1 shtatori duhet të jetë 12.000 denarë, si dhe për zgjidhje të përhershme të problemit me punonjësit e firmave të falimentuara.

Është paraparë shkurtim i shpenzimeve nga pothuajse tre miliardë denarë dhe të investimeve kapitale për po aq, por, siç shpjegoi kryeministri Zoran Zaev, do të realizohen të gjithë projektet infrastrukturore tashmë të filluara, ndërsa do të shtohen edhe disa të reja.

Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 184,7 miliardë denarë, shpenzimet në 203,3 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor në 18,6 miliardë denarë ose 2,9 për qind nga BPV-ja.

Është paraparë që me nëntë milionë euro të plotësohen të gjithë masat dhe politikat aktive për mbështetje të punësimeve të reja, para së gjithash për të rinjtë dhe për projektin “Garanci për të rinjtë” i cili, si pjesë e Programit të Qeverisë së re, parashikon që çdo të riu, shteti t’i ofrojë punësim ose rishkollim, praktikë dhe trajnim që të jetë konkurrent në tregun e punës dhe të dëshirojë të mbetet në vendin e vet.

Me rreth 135 miliardë denarë do të sigurohet mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të grinfild investimeve vendore, ndërsa 500 milionë denarë janë të dedikuara për mbështetje në tërheqjen e donacioneve nga IPA programi për intensifikim të aktiviteteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian në periudhën parainkuadruese.

Ribalanci i buxhetit është në rend dite edhe të Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës.

Krahas komisioneve për financim dhe buxhet dhe Komisionit juridiko-ligjdhënës sot në Kuvend seancë do të mbajë edhe Komisioni për punë dhe politikë sociale i cili do të debatojë për propozim-ndryshimet e Ligjit për pagesë së pagave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP