Makron: Tramp do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për Marrëveshjen e Parisit

Presidenti amerikan Donald Tramp do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim për një rikthim të mundshëm të SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit mbi klimën, garantoi presidenti francez, Emanuel Makron për mediat franceze.

“Donald Trump më dëgjoi. Ai e kuptoi idenë timë, kryesisht lidhjen që ekziston mes ngrohjes klimatike dhe terrorizmit”, shpjegon Makron.

“Ai më tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim. Biseduam në detaj për ato pika që mund t’i mundësojnë një rikthim në Marrëveshjen e Parisit”, shtoi Macron, në përfundim të vizitës dyditore në Paris të homologut të tij amerikan, transmeton ATSH.

Nga ana tjetër presidenti amerikan kishte deklaruar se diçka mund të bëhet për Marrëveshjen e Parisit, të enjten gjatë konferencës së përbashkët me Emanuel Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button