Turistë të huaj janë helmuar nga ushqimi në një hotel në Strugë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje rreth orës 9:35 në Stacionin policor të Strugës, nga Qendra Mjekësore e Strugës u paraqit se në Pavionin intern u soll E.B nga Holanda, M.T dhe A.A të dy nga Izraeli, të cilët ishin akomoduar në hotelin “Izgrev”

Ata, siç është cituar në buletinin policor, janë ankuar në helmim nga ushqimi që kanë konsumuar në hotel. Pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar  në mjekim shtëpiak.  Me këtë rast janë njohur prokurori publik si dhe Inspektoriati Shtetëror Sanitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button