Remenski: Cili shtet normal do të paguante 20 truproje që ta mbrojnë një person të dyshuar?

Nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski, e ka komentuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që të rritet numri i truprojave pasi që ka pasur kërcënime për jetë, njofton Portalb.mk.

“Cili shtet me paratë e popullit do të paguante 20 truproje dhe do të harxhonte resurse materiale për sigurimin e një politikani të dyshuar për vepra të rënda kriminale?”, pyet Remenski, duke shtuar se nëse Gruevski në kërkesën për rritjen e numrit të truprojave thirret në rregulloren për sigurim të objekteve dhe personave, atëherë ka lëshuar që ta lexojë edhe obligimin e siç thotë ajo, të dëgjuarve të tij partiak në MPB, kur më 27 prill kanë hyrë me dhunë në Kuvend.

Remenski thotë se nëse e do populli Gruevski, nga kush dhe pse frikësohet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button