Surpriza që e përloti Adrola Dushin live: Nuk ma merrte mendja kurrë

Prej një viti tashmë modelja e njohur Adrola Dushi është transferuar në Amerikë dhe ka filluar kontratat e njëpasnjëshme me kompanitë e modelingut. Shumë prej emrave më të njohur të modës, të cilët i kishte pasur ëndërr, vetëm gjatë vitit të parë jo vetëm që i ka prekur dhe parë nga afër, por edhe ka preferuar të zgjedhë mes tyre. Me gjithë vështirësitë e fillimit dhe megjithëse ende në hapat e parë të një karriere ndërkombëtare si modele, Adrola është e lumtur që është larguar nga Shqipëria drejt vendit të mundësive. Sepse atje ka të gjithë familjen, por edhe sepse mund të vlerësohet më shumë e më mirë për punën që bën.

E ftuar sot në programin e pasdites “Rudina”, Adrola tha se vështirësitë nuk kanë qenë të pakta. Por më e madhja dhe më e papërballueshmja është mungesa e të birit 3-vjeçar, Troit. Ai jeton me prindërit e Adrolës, një orë larg Manhatanit ku Adrola jeton me modelen tjetër nga Shqipëria, Xhesika Berberi: “Është e vështirë, sepse më mungon shumë Troi. Në fillim nuk më zinte gjumi natën. Me keqardhje e them, por unë nuk jam më e preferuara e Troit… “ – tregon ajo duke shtuar se tashmë vogëlushi kërkon më shumë mamin dhe babin e saj sesa vetë atë. Natyrisht, takimet  janë të shpeshta,  jo më shumë se një javë mund të rrinë pa e parë njëri-tjetrin, por Adrola rrëfen se shumë shpejt do që ta ketë të birin me vete në Manhatan, sepse ai tashmë po rritet dhe i ndien mungesën e saj: “Shihemi shumë shpesh, por nuk jam çdo natë më Troin, më mungon 24 orëshi me të…”

E gjithë familja e Adrolës është në Amerikë dhe ajo e ndien veten me fat që prindërit dhe dy vëllezërit kanë qenë mbështetja e saj më e madhe…. Edhe pse, në fillim, ata të dy nuk e kishin dashur motrën e vogël, madje e kishin urryer…

Landi ishte i pranishëm në studion e “Rudina” enkas për t’i dërguar motrës një mesazh: “E mbaj mend shumë mirë kur linde ti, sa shumë të kam urryer, sepse doja të kisha një vëlla tjetër, por sot jam shumë krenar për ty….” – tha ai ndër të tjera.

Pas videos, Adrola e pati të vështirë t’i përmbante lotët. Landi dhe Adi janë pika e saj e dobët: “Nuk ma merrte mendja kurrë që Landi të pranonte të bënte këtë gjë. Ju falënderoj shumë. Ata janë pika ime e dobët, pjesa e pandashme imja, shpresoj ta mbajnë kokën lart për mua një ditë”, – thotë ajo e përlotur duke kujtuar se fëmijëria me dy vëllezër ka qenë e jashtëzakonshme: “Nuk kanë qenë aspak të lumtur kur linda unë, por pastaj Landi dhe Adi ziheshin kush do më puthte i pari te këmba, më merrnin në krahë dhe më hidhnin, kush do më puthte i pari…. “ – thotë ajo mes lotësh duke shtuar se ndihet e bekuar për familjen dhe për mbështetjen e saj të madhe në çdo hap që i është dashur të bëjë.

Tani që ka ardhur në Shqipëri, modelja kishte preferuar që të gjithë kohën ta kalonte në qetësi me të birin, por kureshtja e publikut për të është gjithmonë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP