Sulm me thikë në Egjipt, 6 turistë të plagosur

Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme konfirmoi se një person me thikë ka sulmuar gjashtë turistë të nacionaliteteve të ndryshme në Hurghadi të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi në vendpushimin e Detit të Kuq. Nga Ministria theksuan se sulmuesi është arrestuar menjëherë pas sulmit.

Gjithashtu theksohet se hetimi paraprak tregoi se personi erdhi në hotel duke notuar nga plazhi i afërt dhe ende nuk dihet shkaku i sulmit.

Turistët e lënduar janë vendosur në spitalet lokale. Nuk dhanë detaje mbi atë se nga cilat vende janë turistët e lënduar. Sulmi ndodhi pasi pesë policë u vranë në Giza kur pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH hapën zjarr.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP