Pas dhimbjes, vjen surpriza e Alban Skënderajt: M’u desh të arrija në këtë pikë të jetës sime (FOTO/VIDEO)

Pas dedikimit për të ëmën e ndarë nga jeta pak ditë më parë, Alban Skenderaj lajmëron se është rikthyer aty ku e kishte lënë: të prodhojë muzikë, edhe atëherë kur dhimbjet janë të mëdha, edhe atëherë kur i mungon një copëz e madhe në shpirt, edhe atëherë kur…. ndihet vetëm, shkruan Revista Class.

“Nuk je vetëm” është kënga e re e Albanit, e cila ka një mesazh të ndjerë që kanautori ia kushton kujtdo që ka nevojë të bëjë një kthesë të madhe në jetë. Kështu e përshkruan ai këngën e sapopublikuar.

M’u desh të arrija në këtë pikë të jetës sime qeë duke dëgjuar vargjet e një kënge që kam shkruar vetë të reflektoja thellë e ta përjetoja si çdo njeri tjetër. Këtë këngë ia drejtoj fillimisht vetes dhe kujtdo që ka dëshirë të jetojë çdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëjë një kthesë të madhe në jetë… #NukJeVetëm” – shkruan kantautori në Instagram.

“Nuk je vetëm” është kënga e re e Albanit, e cila ka një mesazh të ndjerë që kanautori ia kushton kujtdo që ka nevojë të bëjë një kthesë të madhe në jetë. Kështu e përshkruan ai këngën e sapopublikuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP