Stoltenberg: Takimi i Këshillit NATO-Rusi ishte i dobishëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi i sotëm i Këshillit NATO-Rusi ka qenë një “diskutim i sinqertë dhe i dobishëm” për Ukrainën, Afganistanin dhe çështje të tjera.
Stoltenberg i bëri këto komente në një konferencë për media në Bruksel.

Ai po ashtu tha se NATO dhe Rusia vazhdojnë të kenë mospajtime, sidomos rreth ankesimit të Krimesë nga Moska dhe rolit të saj në luftën në lindje të Ukrainës.

Në takimin e sotëm, NATO dhe Rusia njoftuan njëra-tjetrën edhe për stërvitjet e ardhshme ushtarake.

NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button